Nga Qeveria Kurti 1, në diplomaci, Gërvalla: Reka i plotëson të gjitha kushtet për konsull në Nju Jork

  • E.K /
  • 15 July 2022 - 14:25
Nga Qeveria Kurti 1, në diplomaci, Gërvalla: Reka i plotëson të gjitha kushtet për konsull në Nju Jork

Pasi e shkarkoi Frymëzim Isufajn nga pozita e Konsullit të Përgjithshëm të Kosovës në New York, kryediplomatja Gërvalla ka rekomanduar ish-ministrin e Integrimeve Evropiane në qeverinë Kurti 1, Blerim Rekën si Konsull të Përgjithshëm.

Propozimin e Gërvallës e ka siguruar media dhe i njëjti i është dërguar Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës më datë 20 qershor 2022.

Ministrja Gërvalla në këtë dokument dërguar kryetarit të këtij komisioni, Haki Abazi thotë se Blerim Reka i plotëson të gjitha kritetret për të shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në New York.

Kryediplomatja kosovare ka bashkëngjitur edhe CV-në e Rekës.

(Kosova Sot Online)