Mërgimtarit i vidhet çanta plot para pasi u ndal në një market në Mazgit

  • A.P /
  • 15 July 2022 - 20:45
Mërgimtarit i vidhet çanta plot para pasi u ndal në një market në Mazgit

Një mërgimtari nga Norvegjia iu vodhën 40 mijë kruna, tri ditë më parë, në Kosovë.

Ai u ndal në një market në Mazgit dhe derisa veturën e kishte në parking, dy hajdutë ia vodhën çantën me dokumente e para.

I njëjti tregoi se ai dhe familja e tij ishin fare pranë veturës kur ndodhi rasti, por që e vërejtën tek më vonë se ishin pre e një grabitje.

Rasti u lajmërua menjëherë në polici, të cilëve iu ndihmuan kamerat e sigurisë të vendosura në atë pjesë.

Dy  të dyshuarit u zunë në flagrancë dhe u arrestuan, ditë më parë

(Kosova Sot Online)