Policia e kërkoi edhe me helikopter, kapet kosovari pasi dyshohet për vrasjen e një 32-vjeçari në Gjermani

  • A.P /
  • 15 July 2022 - 21:16
Policia e kërkoi edhe me helikopter, kapet kosovari pasi dyshohet për vrasjen e një 32-vjeçari në Gjermani

Pas të shtënave vdekjeprurëse ndaj një personi në Burghausen, Bavaria e Epërme, një i dyshuar është marrë në paraburgim nga policia në Austri.

Kosovari 60-vjeçar është arrestuar nga policia austriake në anën tjetër të kufirit, tha të premten një zëdhënës i policisë.

Për arsye të taktikave hetimore, ai ende nuk ka mundur të japë ndonjë informacion shtesë mbi prapavijën dhe motivin e krimit, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Sipas informacioneve, të shtënat kanë ndodhur mbrëmjen e së enjtes në një zonë industriale, në Burghausen. Një 32-vjeçar është qëlluar nga plumbat e shkrepur dhe si pasojë ka vdekur. Kalimtarët janë strehuar në vend të sigurt.

(Kosova Sot Online)