Rrebeshe shiu me bubullima e rënie e temperaturave, moti për fundjavë

  • S.A /
  • 16 July 2022 - 08:06
Rrebeshe shiu me bubullima e rënie e temperaturave, moti për fundjavë

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë këtë fundjavë dhe ditët e para të javës së ardhshme. Sot do të ketë mot me diell, derisa pasdite në vise malore ka mundësi për rresbeshe të shkurta shi me bubullima. Riga shiu do të ketë edhe nesër në mëngjes. Ndërkohë, javën tjetër do të jetë më nxehtë dhe temperaturat do të jenë në rritje.

Kryesisht me diell karakterizohet moti edhe ditëve të fundjavës.  Të shtunën mbetet mot i nxehtë. Të dielen në mëngjes mundësi për riga lokale shiu dhe rënie e lehtë e temperaturave.Javën e ardhshme do të mbajë mot i thatë, kryesisht me kthjellime e diell.  Fillimisht shumë ngrohtë, e nga pjesa e dytë e javës më nxehtë.

Indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë në nivele shumë të larta të rrezikut, kështuqë orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

16.07 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.  Pasdite vonë përreth viseve malore mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima.

17.07 – Herët në mëngjes mundësi për riga lokale shiu, e gjatë ditës jo edhe aq nxehtë e kryesisht me diell.

18.07 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell.

19.07 – Kryesisht me diell, më nxehtë.

20.07 – Nxehtë dhe kryesisht me diell.

Temperaturat në rënie deri të hënën, e më pas në rritje. Minimalet zbresin nga 17C deri në 11C, e maksimalet zbresin deri në 27C të hënën, më pas shënojnë rritje edhe mbi 30C.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatare 4-10m/s, të dielen edhe mesatarisht të fuqishme deri në 12m/s.

Shtypja atmosferike të shtunën pëson një rënie përreth vlerave normale, e më pas me tendencë të rritjes.

(Kosova Sot Online )