Richard Grenell e nisë mëngjesin me një vrapim nëpër Tiranë

  • E.K /
  • 16 July 2022 - 09:51
Richard Grenell e nisë mëngjesin me një vrapim nëpër Tiranë

Ish-emisari presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ditën e sotme e ka nisur me një vrapim nëpër Tiranë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku e ka publikuar edhe një fotografi.

Grenell dje ka dhënë një intervistë për “Politika”, ku tha se mendon që Albin Kurti nuk është një lider i mirë për Kosovën.

Poashtu, Grenell tha se Kurti e ka refuzuar projektin për gazsjellësin.

“Unë nuk mendoj që ai është një lider i mirë për popullin e Kosovës, liderë të tjerë do të ishin më të mirë. Nuk është vetëm opinioni im, unë besoj që është edhe amdinistrata aktuale amerikane e sheh në këtë mënyrë. Kujtone që ai shkoi në Washington dhe nuk e arriti as Shtëpinë e Bardhë, nuk u fut brenda. Ai ishte përgjatë rrugës me staf administrativ. Kjo s’mund të ndodhte nën Trumpin. Ne mund të organizojmë takime të nivelit të lartë dhe të çojmë mesazhe të forta dhe të qarta. Vetëm kujtoni që Kurti refuzoi të miratoj gazsjellësin, dhe Kosova ka nevojë për energji. Nuk përbën kurrfarë sensi”, tha Grenell dje.

(Kosova Sot Online)