Suharekë: Hajnat ia vjedhin një gruaje pushkën e gjuetisë, pistoletën dhe katër orë dore

  • E.K /
  • 16 July 2022 - 10:05
Suharekë: Hajnat ia vjedhin një gruaje pushkën e gjuetisë, pistoletën dhe katër orë dore

Në fshatin Shirokë të Suharekës, persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e një gruaje, ku kanë vjedhur një pushkë gjueti, një pistoletë për të cilat pronarja posedonte leje dhe katër orë dore.

Megjithatë, gjatë kontrollit pronares u janë gjetur dhe sekuestruar 34 fishekë të kalibrit që nuk i përkasin armëve me leje përkatëse.

Rasti në procedurë hetimore, njofton policia.

(Kosova Sot Online)