Panik në Jalë, gomonia futet mes plazhistëve dhe përplas një çift

  • E.K /
  • 16 July 2022 - 12:20
Panik në Jalë, gomonia futet mes plazhistëve dhe përplas një çift

Një çift është lënduar pas goditjes nga një gomone në plazhin e Jalës. Mesditën e sotme mjeti ka tentuar të dalë në breg, por nuk ka arritur të ndalohet në kohë. Për pasojë ka dëmtuar një çift pushuesish, të cilët kanë qenë në breg.

Një prej tyre ka dëmtime në brinjë dhe në fytyrë, ndërsa vajza gërvishtje të lehta. Dy personat gjenden në spitalin e Himarës duke marrë mjekime. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit lundrues.

Çifti i janë turistë shqiptarë dhe kanë qenë duke qëndruar në breg në momentin që gomonia i ka goditur. 

Në momentin që ka ndodhur ngjarja pushuesit janë panikosur.

(Kosova Sot Online)