Qeveria i kërkon sqarime Viola Von Cramon’it rreth një postimi për Manastirin e Deçanit

  • E.K /
  • 16 July 2022 - 15:14
Qeveria i kërkon sqarime Viola Von Cramon’it rreth një postimi për Manastirin e Deçanit

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka kërkuar një sqarim nga eurodeputetja Viola von Cramon, e cila në një postim në Tëitter e ka futur në një rresht Manstirin e Deçanit dhe monumentet e shkatërruara nga agresioni rus në Ukrainë.

Ai tha se ajo mund ta ketë bërë nga ngutia apo mospasja e informatave të saktë, megjithatë Çeku tha se von Cramon duhet të japë një sqarim.

“Ne e kemi parë një publikim nga Viola von Cramon në një takim të saj me zyrtarët e Europa Nostra. Më tëitt-in e publikuar të zonjës von Cramon, Manastiri i Deçanit dhe monumentet e shkatërruara nga agresioni rus në Ukrainë futen në një fjali. Ne duam të besojmë se ajo e ka bërë këtë gabim paqëllimshëm që nuk i ka informatat e sakta dhe që e ka bërë në një mënyrë të ngutshme, megjithatë ajo duhet të na ofrojë një sqarim për këtë gabim që e ka bërë. E kemi një pyetje për të. A ka tërhequr ndonjë paralele në mes neve dhe Rusisë kur në të njëjtën fjali i ka përfshirë Manastirin e Deçanit dhe monumentet e shkatërruara nga agresioni rus në Ukrainë. Besojmë që e meritojmë një sqarim dhe duhet ta sqarojë a mendon dhe a tërheq paralele mes Kosovës dhe Rusisë në momentin kur këto monumente i fut në të njëjtën fjali”, tha Çeku në konferencë.

Von Cramon ditë më parë në Tëitter ka shkruar se në takimin që ka pasë me një nga anëtarët e oranizatës europiane Europa Nostra ka folur për nevojën për përmirësimin e mbrojtjes së objekteve të rrezikuara. Këtu theks të veçantë i dha Manastirit të Deçanit.

“Takimi i hapur dhe produktiv me sekretaren e përgjithshme të Europa Nostras për nevojën për të përmirësuar mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të rrezikuar në të gjithë Europën, me fokus të veçantë në Manastirin e Deçaniit dhe trashëgiminë kulturore të shkatërruar në Ukrainë”, kishte shkruar Cramon.

(Kosova Sot Online)