Digjet tërësisht vetura në Podujevë, dyshohet se shpërtheu një bombolë gazi

  • A.P /
  • 17 July 2022 - 11:00
Digjet tërësisht vetura në Podujevë, dyshohet se shpërtheu një bombolë gazi

Një veturë është djegur tërësisht në fshatin Lluzhan të Komunës së Podujevës.

Sipas pamjeve shihet se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe ato të zjarrfikësve.

Dyshohet se në këtë veturë ka shpërthyer një bombole gazi – për çka kjo veturë është kapluar nga zjarri – të cilin e kanë lokalizuar zjarrfikësit.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar.

(Kosova Sot Online)