E-Albania pezullon shërbimet pas sulmit, ironizon ish-ministri: Tender për të kapur “kibernistin”

  • A.P /
  • 17 July 2022 - 11:35
E-Albania pezullon shërbimet pas sulmit, ironizon ish-ministri: Tender për të kapur “kibernistin”

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar njoftimin e AKSH-it për mbylljene aksesit në shërbimet publike online dhe faqet e tjera qeveritare në Shqipëri për shkak se të një sulmi kriminal kibernetik nga jashtë Shqipërisë. 

Manjani shkruan se kjo ngjarje ndodhi fiks në kohë që “do hapej akademia e mbjelljeve online” duke ironizuar deklaratën e ministres së Bujqësisë.

“Sulm kibernetik AKSH-it?! Uau! Ku na e gjeti tani që po hapnim akademinë e mbjelljeve online…!

Urgjent një tender sekret të kapim kibernetistin, që qenka edhe jashtë shteti. Ka kosto dmth…

Ups! Na ikën dritat. Hajde shnet se na duhet bateria e celularit”, thekson Manjani.

(Kosova Sot Online)