Mbi 5 mijë raste aktive me virusin korona në Kosovë

  • E.K /
  • 18 July 2022 - 08:15
Mbi 5 mijë raste aktive me virusin korona në Kosovë

Një i vdekur dhe 852 raste të reja me COVID-19, janë shënuar në raportin e fundit të Institutit të Shëndetësisë.

Sipas raportit janë bërë 2.201 testime, prej të cilave me pozitivistet kanë dal 38.70 përqind.

E derisa janë shëruar 394 persona, janë vaksinuar 73 persona.

Po ashtu, sipas raportit, janë dhënë 549 vaksina për dozën e katërt.

(Kosova Sot Online)