A është Putin i sëmurë, Komandanti i Forcave të Armatosura Britanike i heq pikëpyetjet

  • E.K /
  • 18 July 2022 - 09:06
A është Putin i sëmurë, Komandanti i Forcave të Armatosura Britanike i heq pikëpyetjet

Pretendimet se presidenti i Rusisë është i sëmurë rëndë janë hedhur poshtë nga kreu i forcave të armatosura të Britanisë së Madhe,  Admirali Tony.

Ai ka shtuar se pasardhësi i kryeministrit Boris Johnson duhet ta kuptojë se “Rusia e përben kërcënimin më të madh”, duke shtuar se “sfida e saj do të zgjasë me dekada”.

“Unë mendoj se disa nga komentet se ai nuk është mirë ose se me siguri dikush do ta vrasë ose ta nxjerrë jashtë, mendoj se janë mendime të dëshirueshme”, tha shefi i shtabit të mbrojtjes për Putinin.

“Si profesionistë ushtarakë ne shohim një regjim relativisht të qëndrueshëm në Rusi. Presidenti Putin ka qenë në gjendje të shuajë çdo opozitë, ne shohim një hierarki që është investuar te presidenti Putin dhe askush në krye nuk ka motivimin për të sfiduar Presidentin Putin”, shtoi Radakin.

“Forcat tokësore të Rusisë mund të përbëjnë më pak kërcënim tani, pasi pësuan pengesa në luftën në Ukrainë”, tha shefi ushtarak. 

(Kosova Sot Online)