Varësia nga gazi rus, BE-ja kërkon gaz natyror nga ky shtet

  • S.A /
  • 18 July 2022 - 12:48
Varësia nga gazi rus, BE-ja kërkon gaz natyror nga ky shtet

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të takohet të hënën me zyrtarët e Azerbajxhanit në Baku dhe pritet të mbyllë një marrëveshje për të rritur importet e gazit natyror në BE. Marrëveshja do të ndihmojë BE-në të zvogëlojë varësinë e saj nga energjia ruse dhe gjithashtu mund të adresojë shqetësimet mbi furnizimet me gaz pasi tubacioni Nord Stream 1 filloi mirëmbajtjen e planifikuar javën e kaluar. Puna në tubacionin nga Rusia në Gjermani do të vazhdojë deri në fund të kësaj jave, por Ministria e Jashtme ruse tha se e ardhmja e gazsjellësit ishte e lidhur me sanksionet kundër Moskës, raporton Euroneës.

Sipas një dokumenti të parë nga Reuters, marrëveshja e propozuar midis Baku dhe BE do të rriste rrjedhjen e gazit në bllok përmes tubacionit të Korridorit Jugor të Gazit.

“Palët aspirojnë të mbështesin tregtinë dypalëshe të gazit natyror, duke përfshirë eksportet në Bashkimin Evropian, nëpërmjet Korridorit Jugor të Gazit, të paktën 20 miliardë metra kub gaz në vit deri në vitin 2027, në përputhje me qëndrueshmërinë tregtare dhe kërkesën e tregut”, thuhet në dokument.

(Kosova Sot Online )