Me gojën mbyllur me ngjitës, regjisori kosovar vazhdon protestën para Qeverisë

  • E.K /
  • 18 July 2022 - 13:09
Me gojën mbyllur me ngjitës, regjisori kosovar vazhdon protestën para Qeverisë

Regjisori kosovar, Sokol Plakolli i pakënaqur me konkursin për udhëheqës artistik në Teatrin Kombëtar të Kosovës po vazhdon protestën e tij pranë Qeverisë së Kosovës.

Plakolli po pretendon se i janë vjedhur pikët në këtë konkurs.

Edhe sot gjatë ditës, regjisori kosovar u pa para Qeverisë, por ndryshe nga herët e tjera ku ai dhe fliste, kësaj radhe protestonte në një mënyrë tjetër.

I ulur në tokë, Plakolli kishte vendosur që në gojë të vendoste ngjitës.

(Kosova Sot Online)