E rëndë në Greqi, humb jetën në aksident rrugor 23-vjeçar shqiptar

  • E.K /
  • 18 July 2022 - 14:08
E rëndë në Greqi, humb jetën në aksident rrugor 23-vjeçar shqiptar

Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë në Greqi, pas një aksidenti rrugor.

Mediet greke raportojnë se makina me të cilën po udhëtonte i riu shqiptar është përplasur me një taksi.

Por nuk mbaron me kaq, më pas shqiptari përplasi një kalimtare, e cila po ecte në trotuar.

Për fat të keq 23-vjeçari me origjinë shqiptare ndërroi jetë në ven nga përplasja e fortë, ndërsa shoferi i taksisë dhe kalimtarja janë transportuar në spital me lëndime të forta.

Mësohet se shqiptari punonte në një hotel në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, 15 Korrik në ishullin e Kos.

(Kosova Sot Online)