Mehaj takohet me delegacionin e Forumit Izraelit për Mbrojtje dhe Siguri
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur në takim një delegacion të Forumit Izraelit për Mbrojtje dhe Siguri.
Mehaj më tej njoftoi se në këtë takim është biseduar mbi çështjet me interes të përbashkët, forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në mes të dy vendeve.
Këtë e bëri të ditur përmes një njoftimi në Facebook, ku shkroi se “Ndër temat kyçe të takimit kishim edhe solidarizimin me vlerat e ndërsjella kulturore dhe nacionale, në periudha të ndryshme historike, si dhe për integrimin e përvojave shtetërore izraelite, në sistemin e sigurisë dhe mbrojtjes shtetërore të Kosovës”.
(Kosova Sot Online)
