Kosova i kërkon Serbisë që t’ia kthejë unazën romake prej ari

  • A.P /
  • 18 July 2022 - 20:23
Kosova i kërkon Serbisë që t’ia kthejë unazën romake prej ari

Ministri e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është duke vazhduar me publikimin e artefakteve të cilat janë marrë nga Serbia.

MKRS-ja, këtë herë e kërkoi që në Kosovë të rikthehet një unazë e arit, e cila thotë se është gjetur në Gllamnik.

“Unaza e artë e martesës me gur, e cila tregon bashkimin e duarve të djathta, nënkupton një marrëveshje, por gjithashtu simbolizon besnikërinë dhe miqësinë. Është gjetur në lokacionin e periudhës romake në Vindenis, Gllamnik, Kosovë”.

(Kosova Sot Online)