Tomë Gashi reagon për rezolutën kundër Dick Marty-t – ka një pyetje publike për Ramën

  • A.P /
  • 18 July 2022 - 22:30
Tomë Gashi reagon për rezolutën kundër Dick Marty-t – ka një pyetje publike për Ramën

Avokati Tomë Gashi ka reaguar në lidhje me betejën që Rama ka nisur për Thaçin, me që rast Shqipëria propozoi rezolutë kundër pretendimeve të Dick Martyt.

Gashi përmes një postimi në Facebook tha se nëse në të vërtet Rama dëshiron të ndihmoj Thaçin dhe të tjerët, para se të paraqes rezolutën kundër pretendimeve të rrejshme të Dick Marty, do të duhej që të bëjë publike të “gjeturat”e rrejshme të Dick Marty.

Gjithashtu, ai shtroi edhe një pyetje publike për kryeministrin e Shqipërisë.

“Po kam një pytje, a ishe kryeministër edhe në vitin 2015, unë në atë kohë nuk e kam dëgjuar asnjë fjalë tuajen kundër votimit të Gjykatës Speciale.

Z. Rama na ndihmo duke i hapur arkivat që ta zbrazim Gjykatën Speciale nga pjesëtarët e UÇK-së dhe do të duhej të formohej një super Gjykatë Speciale për Serbinë, për forcat okupuese serbe të cilët vranë rreth 15.000 civilë shqiptarë, vranë 1400 fëmijë, dhunuan mbi 20.000 gra, bënë Kosovën shkrumb e hi gjatë luftës në Kosovë e ku presidenti i tanishëm Vuçiç ishte ministër i Millosheviçit”, shkroi Gashi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Familja katuçi ?? viti 2004 - Edi Rama - Hashim Thaçi & Gjykata Speciale.

Nëse në të vërtet z. Rama në cilësinë e kryeminstrit të Shqipërisë dëshiron të ndihmoj z.Thaçin dhe të tjerët, para se të paraqes rezolutën kundër pretendimeve të rrejshme të Dick Marty, do të duhej që të bëjë publike të “gjeturat”e rrejshme të Dick Marty, Jose Pablo Barajbar dhe ndërkombëtarëve të tjerë për veprimet e tyre brutale anti - ligjore dhe anti - njerëzore në territorin e Republikës së Shqipërisë në fshatin Gurre - Shqipëri, ku ata kryen bastisje dhe kontrolle në shtëpinë e z. Mersin Katuçi në shkurt 2004, të cilat i kryen pa asnjë vendim nga gjykata as nga prokuroria e Shqipërisë në prezencën e policës së Shqipërisë.

Këta ndërkombëtar në prezencë të policisë së Shqipërisë e mallteretuan të gjithë familjen Katuçi në maksimum dhe shkuan aq largë sa tentuan t’i zhvarrosin të vdekurit në fshatin Gurre me qëllim të njëllosjes së UÇK-së për trafikim kinse të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë.

Shteti i Shqipërisë duhet të hap arkivat për këtë ngjarje të inskenuar Serbo-Ruse por edhe me ndihmë të disa shqiptarëve andej e këndej kufirit dhe të vërtetohet se e gjitha ishte inskenim kundër Kosovës, kundër Shqipërisë dhe kundër kombit shqiptar.

Kryemnistri Rama ka mundësi që së paku të siguroj familjes Katuçi raportin e Prokurorit amerikan Clint Ëilliamson i cili e demantoj raportin e Dick Marty por prap se prap fatëkeqësisht deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan Gjykatën Speciale.

Asnjë institucion në Kosovë nuk e posedon raportin e plotë të Prokurorit Amerikan Clint Ëilliamson.

Asnjë pjesëtar i UÇK-së asnjëherë nuk do të akuzohet për trafikim të organeve njerëzore sepse kjo kurrë nuk ka ndodhur.

Fatkqësia është se deputetët e Kosovës në vitin 2015 votuan Gjykatën Speciale shumica prej tyre pa e lexuar fare apo pa e lexuar me kujdes neni 1 të ligjit për Gjykatën Speciale, duke i dhënë të drejtë prokurorisë që të ngrej akuza të padrejta për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit,

Por është e sigurt se asnjë aktakuzë asnjëherë nuk do të ngritet për trafikimin e organeve njerëzore për asnjë pjesëtar të UÇK- së.

Kryeministër z.Edi Rama ndihmojë Kosovës, ndihmojë Shqipërisë, ndihmojë kombit, ndihmojë UÇK-së, ndihmojë edhe Hashimit me publkimin e gënjeshtrave te Dick marty & co.

Po kam një pytje, a ishe kryeministër edhe në vitin 2015, unë në atë kohë nuk e kam dëgjuar asnjë fjalë tuajen kundër votimit të Gjykatës Speciale.

Z. Rama na ndihmo duke i hapur arkivat që ta zbrazim Gjykatën Speciale nga pjesëtarët e UÇK-së dhe do të duhej të formohej një super Gjykatë Speciale për Serbinë, për forcat okupuese serbe të cilët vranë rreth 15.000 civilë shqiptarë, vranë 1400 fëmijë, dhunuan mbi 20.000 gra, bënë Kosovën shkrumb e hi gjatë luftës në Kosovë e ku presidenti i tanishëm Vuçiç ishte ministër i Millosheviçit.

Zoti Rama , Mersin Katuçi dhe unë avokati i tyre presim ndihmën e juaj që t’i akuzojmë Dick Marty & co.

(Kosova Sot Online)