Komuna e Prishtinës hap tenderin 9.5 milionësh për ndërtimin e pjesës së parë të Rrugës A
Komuna e Prishtinës ka hapur tenderin për ndërtimin e pjesës së parë të Rrugës A në kryeqytet. Vlera e parashikuar e kontratës arrin në hiq më pak se 9.5 milionë Euro.
Një prej rrugëve që vlerësohet si njëra nder arteriet kryesore për shkarkimin e trafikut në kryeqytet, Rruga A, shumë shpejtë pritet të nis të ndërtohet.
Komuna e Prishtinës të hënën ka hapur tender për ndërtimin e pjesës së parë të kësaj rruge.
Vlera e parashikuar e kontratës për ndërtimin e pjesës së parë të Rrugës A del të jetë vlerësuar 9.5 milionë Euro.
E kontrata do të jepet sipas procedues së kufizuar, thuhet në njoftimin për hapjen e tenderit. Në bazë të aplikacioneve të pranuara, më së shumti 6 kandidat do të ftohen për të dorëzuar tenderët e detajuar të kësaj kontrate, bën të ditur Komuna
Nëse më shumë se 6 kandidat të përshtatshëm i plotësojnë kriteret e mësipërme të përzgjedhjes, përparësitë dhe dobësitë relevante të aplikacioneve të këtyre kandidatëve do të ri-ekzaminohen për të identifikuar gjashtë aplikacionet më të mira për proceduren e tenderit.
Sipas njoftimit, të vetmit faktorë të cilët do të mirren parasysh gjatë këtij ri-ekzaminimi janë: “Autoriteti Kontraktues do të kualifikoj në maksimum 6 operator ekonomik për fazën e dytë. Faktori i cili do të merret në konsideratë gjatë ri ekzaminimit është Vlera më e lartë e kontratave të përfunduara me sukses që e plotësojnë kriterin e kapacitetit teknik deklaruar në aneksin 4”.
Afati i fundit për pranim të tenderëve është data 05 gusht 2022, derisa data e përgatitjes së njoftimit ka qenë 15 korrik 2022.
(Kosova Sot Online)
