Aksident në rrugën Vushtrri-Mitrovicë, i dyshuari ikë nga vendi i ngjarjes

  • A.P /
  • 18 July 2022 - 20:13
Aksident në rrugën Vushtrri-Mitrovicë, i dyshuari ikë nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:44 në rrugën Vushtrri-Mitrovicë, më saktësisht në fshatin Dobërlluk.

Për Express lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana.

Ajo ka thënë se automjeti që e ka shkaktuar aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Me rastin jane duke u marr hetimet e Njesise se Trafikut Rajonal”, tha Pllana.

(Kosova Sot Online)