Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja momentale nëpër kufij

  • E.K /
  • 19 July 2022 - 18:56
Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja momentale nëpër kufij

Shumë bashkatdhetarë kanë arritur në Kosovë për të kaluar pushimet. Por situata në pikat e kalimit kufitar, aktualisht është e qetë dhe nuk ka kolona të gjata të automjeteve për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.

Pritjet më të mëdha janë në Jarinje ku për të hyrë në Kosovë, qytetarët po presin rreth gjysmë orë ndërsa në pikat tjera si Dheu i Bardhë, Merdare, Muçibabë, pritjet shkojnë deri në 20 minuta.

Këto janë të dhënat e fundit të publikuara në orën 16 e 47 minuta nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar:

(Kosova Sot Online)