Lexoni edhe:
Ramiz Lladrovci i çon selam pushtetit: Kosovë, merr mësim, vepro
Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vapë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius.
Ramiz Lladrovci i çon selam pushtetit: Kosovë, merr mësim, vepro Lexoni edhe:
“Indeksi UV do të jetë në vlera ekstreme, andaj këshillohet që nga ora 10:00-16:00 të shmanget kontakti direkt me rrezet e diellit ose të ketë masa mbrojtëse”.
Edhe ditët tjera parashihen të jenë me vapë, andaj kujdes për të gjitha moshat, sidomos shtresa e popullatës që kanë probleme me sëmundje kronike.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
(Kosova Sot Online)