Sadiku: Komuniteti shqiptar që jeton në Mitrovicë të Veriut duhet të joshet që të jetojë atje

  • E.K /
  • 19 July 2022 - 22:55
Sadiku: Komuniteti shqiptar që jeton në Mitrovicë të Veriut duhet të joshet që të jetojë atje

Zëvendëskryesuesi në Kuvendin Komunal në Mitrovicë të Veriut, Skender Sadiku, ka thënë se komuniteit shqiptar që jeton në Mitrovicën e Veriut, duhet, siç tha ai, të joshet që të jetojë atje.

“Komuniteti joshumicë që jeton në Mitrovicë duhet të joshet dhe t’i jepen modele të mira për të jetuar atje. Shqiptarët jetojnë edhe në Leposaviq e Zubin Potok dhe ata duhet t’i kthehen normalitetit. Policia duhet ta kryejë punën e vet dhe të tjerët ta bëjnë punën e vet”, ka thënë Sadiku.

Ai tha se i bën apel ministrave, që të kontribuojnë që shqiptarët të jetojnë në veri të vendit.

“U bëj apel edhe ministrave të tjerë, jo vetëm atij të mbrojtjes, të joshen popullata shqiptare dhe serbe”, ka thënë ai.

Ai madje tha se mund të dalin dhe të pinë kafe pa problem në Mitrovicën e Veriut.

“Për Mitrovicën po ju garantoj, prej këtu nisemi kur të doni, 24 orë do të pimë kafe. Për Zubin Potok e Leposaviq mund të shkojmë, por po flas për Mitrovicën”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)