Këto janë sjelljet perverse të elitës politike, që hajnitë e tyre po shihen edhe nga aeroplani!

Këto janë sjelljet perverse të  elitës politike, që hajnitë e tyre po shihen edhe nga aeroplani!
Këto janë sjelljet perverse të  elitës politike, që hajnitë e tyre po shihen edhe nga aeroplani!

Skender Mulliqi

  • 19 July 2022 - 07:51

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi 

 

Vetëm të çmendurit nga rasti në rast edhe mund të besojnë në këta njerëz të cilët e prunë gjendjen keqe politike dhe ekonomike në Kosovë. Kjo nuk ka dyshim . Elita politike që është duke perënduar pas 22 vitesh të sundimit ,nuk u internuan gati për asgjë veç pasurimit të tyre !Dhe, neve në mënyrën më idioteske i besuam këta politikan, të cilët na grabitën të ardhmen tonë. Shkelën  mbi popullin sikur të ishin buburreca!Kjo është e pafalshme .Këtë mëkat do ta mbartin deri në vdekje mbi supe.

Edhe  lexuesit e nderuar ndoshta ndajnë  mendimin së shumë nga garda e vjetër politike e meritojnë të quhen plaçkitës !Dhe, mua nuk me duket kjo fare problem që po e them publikisht. Pse?Sepse për gjithë këto vite nuk punuan mirë për shtet dhe për qytetarë. Më çdo kusht na  detyruan tu besojmë përrallave të tyre! Vetëm të çmendurit nga rasti në rast edhe mund të besojnë në këta njerëz të cilët e prunë gjendjen keqe politike dhe ekonomike në Kosovë. Kjo nuk ka dyshim . Elita politike që është duke perënduar pas 22 vitesh të sundimit ,nuk u internuan gati për asgjë veç pasurimit të tyre !Dhe, neve në mënyrën më idioteske i besuam këta politikan, të cilët na grabitën të ardhmen tonë. Shkelën  mbi popullin sikur të ishin buburreca!Kjo është e pafalshme .Këtë mëkat do ta mbartin deri në vdekje mbi supe. Historia më e re  do të jep vlerësimin   jo pozitiv   për ta. Jemi  dëshmitarë të gjendjes së vazhdueshme të krizave .Hajnitë dhe keqpërdorimet e tyre po shihen edhe nga aeroplani. I shkaktuan fatkeqësi shtetit më të ri në Evropë , të cilin e fituam më shumë  gjak pas shumë dekadash të okupimit. Unë më këtë shkrim nuk dua më bind askënd në këtë që po e them , por sigurisht së  flasin faktet e gjendjes së krijuar, jo të mirë. Nuk ka fjalë që e përshkruan karakterin e njerëzve të tillë. U bënë shumë punë të ndyta .U instalua krimi dhe korrupsioni i niveleve të larta , që Kosovën e qitën përtokë. Këta  për të rehatuar prapanicat e veta më funksionet më të larta pushtetarë , na kthyen mbrapa në kohën e komunizmit. Qytetarët nuk guxojnë kurrë ti harrojnë zullumet e tyre , sepse nuk janë të vogla. Luajtën bixhoz më të ardhmen e shtetit të Kosovës!Dhe, në çka të besojmë më shumë ?së vërtetë kishim të bëjmë  më njerëz më sjellje  perverse! Njerëzit , para gjithë këtyre punëve që i kanë për të mbijetuar, nuk kanë mundësi as gjumin gjumë ta bëjnë si duhet. Gjendja e dobët  ekonomike e imponojë edhe  temën e politikës në mesin e gadi  çdo familje shqiptare. Nga gjitha këto përjetime të pas luftës , sigurisht së nuk mund edhe të jemi të kënaqur më elitën politike të deritashme .Nuk dua të bëhem kritizer, por  seriozisht kasta e përendur politike nuk kanë lënë shumë vend për lavd. Vetëm një jetë e ka njeriu, jo dy. Kemi  ardhur në një situatë që duhet bërë të pa mundurën për të kthyer  gjendjen  për së mbari , për ta bërë jetën shumë më të lumtur .Këtë mundësi e ka pushteti i ri , që edhe i ka nisur  punët mirë. Garda reaksionare politike ne vend të kërkim faljes , po kërkojnë sërish privilegje  pushtetare , edhe atë pa asnjë kusht! Shumë facto shoqëror dhe politikë mund të futën në lojë, që gjendja të përmirësohet në të gjitha sferat e jetës . Punët nuk janë krye më kohë në shtet bërje dhe zhvillim, por më mirë të kryhen  vonë  së mos të kryhen  kurrë!

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".