Gjuajte me armë e rrahje në rrugën B, ka të lënduar

  • E.K /
  • 20 July 2022 - 20:28
Gjuajte me armë e rrahje në rrugën B, ka të lënduar

Rreth orës 19:00, është raportuar për dy aksidente trafiku në rrugën “B” në Prishtinë.

Nga informatat e para bëhet e ditur se në njërin nga aksidentet janë përfshirë dy vetura, ndërkaq për rrjedhojë disa persona janë përfshirë në rrahje pas aksidentit.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar për në stacion dy persona.

Ndërsa aksidenti i dytë ka ndodhë në mes të një veture dhe kamioni ku si pasojë e aksidentit, katër personave janë lënduar dhe u është ofruar ndihmë mjekësore.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e konfirmon se në atë vend kanë ndodhur dy akisdente trafiku.

Pas njërit aksident, disa persona janë përfshirë në një rrahje, ku më pas Policia ka shoqëruar për në stacion dy persona.

Nga aksidenti i dytë, katër personave u është fruar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 19:00, është raportuar për dy aksidente trafiku në rrugën “B” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në njërin nga aksidentet  janë përfshirë dy vetura, ndërkaq për rrjedhojë disa persona janë përfshirë në rrahje pas aksidentit. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar për në stacion dy persona. Ndërsa aksidenti i dytë ka ndodhë në mes të një veture dhe kamioni ku si pasojë e aksidentit, katër personave  janë lënduar, u është ofruar ndihmë mjekësore. Lidhur me këto ngjarje policia ka nisur hetime”, u shpreh Ahmeti

(Kosova Sot Online)