Rrëzohet dritarja dhe zë poshtë foshnjen dy muajshe

  • E.K /
  • 20 July 2022 - 23:14
Rrëzohet dritarja dhe zë poshtë foshnjen dy muajshe

Një foshnjë është dëmtuar në një banesë në Korçë si pasojë e rrëzimit të dritares në shtëpi.

Foshnja ndodhet në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 20.07.2022, rreth orës 21:35, në Spitalin e Korçës, është çuar nga prindërit e saj për mjekim, një foshnjë rreth 2-muajshe që dyshohet të jetë lënduar aksidentalisht në banesën e saj, si pasojë e rrëzimit të një dritareje, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)