Rezolutë kundër Dick Marty-t, Rama-opozitës: Ju jeni thika në shpinën e Kosovës, e votuat në KiE

  • S.A /
  • 21 July 2022 - 12:59
Rezolutë kundër Dick Marty-t, Rama-opozitës: Ju jeni thika në shpinën e Kosovës, e votuat në KiE

Kuvendi shqiptar do të votojë sot propozimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë të drejtuar nga kryeministri Edi Rama që hedh poshtë pretendimet e raportit të Dick Martyt se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë e përfshirë në trafikim organesh. Ndërkohë në Kuvend është dorëzuar edhe kërkesa e opozitës që rezolutës t’i bashkangjitet edhe dënimi i gjenocidit serb në Kosovë. 

Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjestarë dhe drejtues të UÇK, për të cilat hetuesit ndërkombëtar nuk kanë gjetur prova. Sipas këtij raporti, një rrjet i drejtuar nga Thaçi dhe liderë të tjerë të UÇK është përfshirë në trafikimin e heroinës, armëve dhe organeve njerëzore pas përfundimit të konfliktit të viteve 1998-1999. Madje Marty arrinte deri aty se serbët thuhej se janë rrëmbyer dhe vrarë për t’u marrë organet.

Të gjitha lajmet e seancës plenare për raportin e Dick Marty

Lexo edhe: Rama: Historia të del përpara, shumë shpejt do harroni dhe Adriatikun! Berisha: I paftyrë, burracak

Tensione mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe kryeministrit Edi Rama në Kuvendin shqiptar teksa diskutohet për raportin e Dick Martyt. Kryeministri Edi Rama është shprehur se Partia Demokratike ishte ajo që hapi rrugë raportit të Dick Marty-t për Kosovën.

Sipas Ramës, sa herë që flitet për Kosovën, “zgjohen të gjithë gogolët shqiptarë”. Kjo ka sjellë reagimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Lexo edhe: Berisha: Rama, promotor i arrestimit të Thaçit! Kryeministri: Kujtoni se luftoni me lule të varri i Jasharit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi Kryeministrin Edi Rama si promotor të arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës.

As kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer akuzat edhe ndaj kreut te PD Berisha.

Lexo edhe: Tensione në Kuvend, Berisha shkon drejt Ramës, garda e rrethon

Është shoqëruar me tensione senaca e sotme në lidhje me miratimin e rezolutës kundër raportit të Dick Marty-t për Kosovën, ku Rama radhiti një mori akuzash ndaj demokratëve dhe sidomos Berishës.

Kjo nxehu situatën në sallë, ku pas një ndërprerjeje të vogël për shkak të pranisë së disa fëmijëve aty, seanca rinisi me tone të ashpra, ku një moment Berisha kërkon fjalën dhe i drejtohet Ramës me fjalë të rënda.

Lexo edhe: Berisha zë me forcë foltoren: Kur djemtë e Kosovës derdhnin gjak, ti shisje ikonat e vjedhura! I përgjigjet Rama

Kreu i PD-së Sali Berisha ka zënë me forcë foltoren e Kuvendit duke iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama. Ndonëse kryetarja e Kuvendit i ka mbyllur mikrofonin Berisha ka vijuar.

Lexo edhe: “Sa herë flitet për Kosovën zgjohen gogolat”, Rama-opozitës: Tufë varkash druri që mendoni se do përballeni me anijen

Kryeministri Edi Rama nuk i ia kursyer ironitë dnaj opozitës të cilën e krahasoi opozitën me një tufë varkash drurim që kërkon të përballet me PS-në që është një anije.

Lexo edhe: Basha kërkon fjalën, Berisha vjen në Kuvend, Rama s’i kursen: Erdhi gogoli ta shohin fëmijët

Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë menjëherë fjalën sapo në sallën e Kuvendit kanë hyrë disa fëmijë për të parë punimet e parlamentit.

Por pasi u ul në karrigen e tij, kreu i qeverisë nuk la pas batutat teksa i prezantoi fëmijët me disa deputetë.  Teksa Rama ndërpreu fjalën ish kreu i PD Lulzim Basha kërkoi të flasë për procëdure. “Shih budallai, une them prit se jane femijet ky do fjalen”, tha Rama.

Në atë moment në sallë është futur dhe ish kryeministri Sali Berisha.

“Ja erdhi dhe gogoli ne Parlament ta shohin femijet”, tha Rama.

Lexo edhe: “Barbarë firmato”, Rama ndërpret fjalimin për Kosovën, në sallë futen fëmijë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka ashpërsuar tonet me opozitën duke i akuzuar ata se duan të zhvarrosin kockat dhe bëjnë garë me njëri tjetrin sa herë kanë një problem.

Ai ndërpreu fjalën kur në sallë u futën fëmijët e shkollave për të ndjekur nga afër një seancë parlamentare. 

Lexo edhe: Rama: Rezoluta kundër Dick Martyt do shkojë në Strasburg, synon të lëvizë Këshillin e Europës

Përplasja për raportin e Dick Martyt në Kuvendin e Shqipërisë ka vijuar mes kryeminisrit Edi Rama dhe ish kreut të PD Lulzim Basha. Rama tha se kjo nuk është një rezolutë si të tjerat, por është fillimi i një rruge që do të shkojë në Strasburg dhe që synon të lëvizë Këshillin e Europës, jo ujëra e ndenjura të SHQUP-it. Ai u shpreh se opozita nuk mund të thotë asnjë fjalë për Hashim Thaçin, UÇK-në dhe Kosovën, por foli vetëm për Ramën dhe Millosheviçin.

Lexo edhe: Basha: Votojmë rezolutën, por të dënohet edhe gjenocidin serb në Kosovë

Ish-kreu i Partisë Dmokatike, Lulzim Basha, foli gjatë fjalës së rij në Kuvend për gjenocidin serb në Kosovë, duke kërkuar miratimin e rezolutës.

Basha theksoi kjo ngjarje rrezikon të përsëritet nëse nuk dënohet e shkuara.

Lexo edhe: Balla prezanton rezolutën kundër raportit të Dick Marty: Pretendimet të pabazuara

Kreu i Grupit Parlamentar Socialit, Taulant Balla ka lexuar para Kuvendit projekt rezolutën kundër raportit të Dick Martyt. Në fjalën e tij Balla tha se gjatë 10-viteve hetime nga autoritetet evropiane mbi krimet e pretenduara të  Dick Martyt nuk është gjetur asnjë provë apo fakt i vetëm.

Më tej, ai tha se duhen rivlerësuar pretendimet për trafikimin e paligjshëm të organeve në Kosovë e Shqipëri me faktet e përditësuara, teksa shtoi se rikonfirmohet vullneti për të mbështetur drejtësinë.

Lexo edhe: Alibeaj: Parlamenti të njohë genocidin serb në Kosovë, ju keni frikë të votoni

Deputeti Enkelejd Alibeaj nga foltorja e parlamentit ka deklaruar se ka kërkuar që Parlamenti të njohë genocidin serb në Kosovë por ai akuzon maxhorancën se ka frikë ta votojë.

Lexo edhe: “Përdorni viktimat e Kosovës”, Rama akuza opozitës: Ju e votuat raportin e Dick Marty-t në KiE

Kryeministri Edi Rama është përplasur me opozitën në Kuvend në lidhje me qendrimet e tyre ndaj rezolutës kundër raportit të Dick Martyt si dhe për projektrezolutën për të dënuar gjenocidin në Kosovë.

Duke përdorur një gjuhë të ashpër Rama u shpreh se Partia Demokratike e përdor Kosovën sa herë ka kriza brenda vetes.

(Kosova Sot Online )