Ministri Latifi pyetet që kur do të rregullohen çmimet e barnave

  • S.A /
  • 21 July 2022 - 13:05
Ministri Latifi pyetet që kur do të rregullohen çmimet e barnave

Deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës e ka pyetur ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin se kur do të rregullohen çmimet e barnave.

Kosova e ka udhëzimin administrative që e standarlizon çmimin e barnave, por ende s’ka hyrë në zbatim.

“Në kuadër të sektorit farmaceutik, ende qytetarët përballen me çmime të parregulluara dhe me dallime për barna. Dallimet janë evidente për produktin e njëjtë brenda ditës dhe natës, dhe sipas rajonit – duke u keqpërdorur me nevojën e pacientëve për aspektin esencial në lidhje me mirëqenien e tij/saj”, ka pyetur deputetja.

E ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka deklaruar se që kjo është një çështje që i preokupon të gjithë.

“Kisha thënë që është çështje vitale. Kjo është një çështje me interes të përgjithshëm dhe secili nga ne afektohet nga kjo çështje. Në të kaluarën ishte tentuar të rregullohet, i cili për arsye të panjohura ende nuk ishte zbatuar. Ne jo vetëm që e kemi shqyrtuar këtë udhëzim po e kemi finalizuar projektligjin. Këto momente mendoj se është duke u përkthyer, e pastaj do të qitet edhe në diskutim publik”, ka thënë Latifi.

(Kosova Sot Online )