Suspendohet drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi

  • A.P /
  • 21 July 2022 - 18:01
Suspendohet drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, në një konferencë për media ka thënë se është suspenduar drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi.

Ky vendim është marrë në mbledhjen konstituivë të Bordit Drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore, të emëruar nga Qeveria e Kosovës.

Gexha njoftoi se me shumica vota, Bujar Kaquri është zgjedhur ushtrues i detyrës së drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore.

(Kosova Sot Online)