Arrestohet një person, dyshohet se goditi me veturë prokuroren në Pejë

  • A.P /
  • 21 July 2022 - 18:41
Arrestohet një person, dyshohet se goditi me veturë prokuroren në Pejë

Personi që dyshohet se ka goditur me veturë një prokurore të Prokurorisë Themelore në Pejë është arrestuar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikqi tha se i arrestuari dyshohet për dy vepra penale.

“Është arrestuar personi i dyshuar. Ai dyshohet për dy vepra penale. Me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti dërgohet në ndalim për 48 orë.”, tha Nikçi

Ndryshe, aksidenti ka ndodhur para Gjykatës Themelore në Pejë.

(Kosova Sot Online)