Policia në ndjekje të 39-vjeçarit shqiptar

  • A.P /
  • 21 July 2022 - 20:25
Policia  në ndjekje të 39-vjeçarit shqiptar

Autoritet angleze kanë shpallur në kërkim një shqiptar 39 vjeçar. Raportohet se ai po kërkohet nga policia angleze e cila ka publikuar edhe foton e tij pasi akuzohet për një sulm të rëndë.

Bëhet fjalë për Jeudevnik Selim Ahmati, 39 vjeç, i cili të dielën ka sulmuar një burrë rreth të 30-tave në zonën Pier Road, Erith.

riu, me origjinë nga Shqipëria dhe përshkruhet si person me trup mesatar me theks europianolindor. Sipas asaj që raportohet, dihet që shqiptari frekuenton rregullisht dyqanet e basteve dhe ka lidhje me zonat Bexley, Orpington dhe Greenwich.

“Nëse shihet Selim-Ahmati nuk duhet t’i afroheni, përkundrazi duhet të telefononi menjëherë 999. Kushdo që ka ndonjë informacion i kërkohet të telefonojë policinë në numrin 101 ose të kontaktojë përmes Twitter-it, ”thuhet në njoftimin e publikuar nga policia angleze. 

(Kosova Sot Online)