Ja se sa po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë

  • E.K /
  • 22 July 2022 - 09:10
Ja se sa po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë

Arritja e bashkatdhetarëve tanë nga vendet e Evropës Perëndimore, përmes komunikacionit rrugor, nuk po shkakton pritje të gjata në pikat e kalimit kufitar me vendet fqinje – veçmas me Serbinë.

Sipas raportit të mëngjesit të sotëm nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (ora 07:22) në asnjërën nga vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë nuk janë regjistruar pritje për të hyrë në Kosovë.

Në vendkalimin kufitar Dheu i Bardh, për të hyrë në Kosovë pritet 10-15 minuta. Ndërsa, në Merdar pritet 5-10 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje nuk ka pritje më shumë se 5 minuta në hyrje dhe dalje.

(Kosova Sot Online)