Ia shpëtoi jetën në avion, 17-vjeçari shkon ta takojë dhe falënderojë ish-ushtarin e UÇK-së

  • E.K /
  • 22 July 2022 - 10:33
Ia shpëtoi jetën në avion, 17-vjeçari shkon ta takojë dhe falënderojë ish-ushtarin e UÇK-së

Para disa ditësh u fol per një ngjarje të ndodhur në avion ku i riu 17-vjeçar, Samir Haxha humbi ndjenjat duke rrezikuar të humbasë edhe jetën.

Por në të njëjtin avion ndodhej edhe Ridvan Tahiri, ish ushtaraku i UÇK-së i cili me ndërhyrjen e menjëhershme ia shpëtoi jetën.

Gjate emisionit një video surprizë e futbollistit emocionoi ushtarakun, duke premtuar në këtë mënyrë edhe takimin mes njëri-tjetrin.

Ky takim është realizuar, ku padyshim ka qenë shumë emocionues dhe nuk kanë munguar as fotot e videot.

(Kosova Sot Online)