“Kokën, dorën e djathtë të thyer” – detaje tjera nga rrahja brutale e imamit nga Podujeva

  • E.K /
  • 22 July 2022 - 10:45
“Kokën, dorën e djathtë të thyer” – detaje tjera nga rrahja brutale e imamit nga Podujeva

Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturi janë tre vëllezërit të cilët po dyshohet se e rrahën mbrëmë imamin, Zeqir Berisha nga Lupçi i Podujevës.

Gjendjen shëndetësore sipas burimeve imami e kishte të rënduar dhe pa vetëdije.

Imami ka lëndime në kokë tri fraktura dhe në dorën e djathtë. Dyshohet se janë përdorur edhe mjete të forta.

Imami fillimisht ka pranuar tretman në QKMF në Podujevë e më pas është transferuar në QKUK.

Rreth orës 02:45 imami i është nënshtruar edhe një operacioni, thanë këto burime.

Siç mëson Insajderi, Atdhe Murturi ishte paraqitur në polici fillimisht si dëshmitar, i cili kinse e gjeti të gjakosur hoxhën dhe të shtrirë në tokë.

Rreth orës 02:45 imami i është nënshtruar edhe një operacioni.

(Kosova Sot Online)