Presidentja Osmani: Prokurorët e Hagës i kanë gjuajtur në pleh thashethemet e Dick Martyt

  • E.K /
  • 22 July 2022 - 11:21
Presidentja Osmani: Prokurorët e Hagës i kanë gjuajtur në pleh thashethemet e Dick Martyt

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media bashkë me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, ka folur për zhvillimin e djeshëm në Parlamentin e Shqipërisë ku u votuar me shumicë absolute të votave Rezoluta kundër raportit të Dick Martyt.

Osmani ka thënë se institucionet e Kosovës dhe çdo shqiptar në vazhdimësi e kanë thënë dhe vazhdojnë ta thonë se luftën çlirimtare të UÇK-së s’mund ta zhbëjë askush.

Shefja e shtetit ka thënë se pretendimet dhe thashethemet e Raportit të Dick Martyt ka kohë që janë hedhur në pleh nga Prokurorët e Hagës, duke përmendur prokurorin Williamson, i cili kishte thënë në raportin e tij se s’ka kurrfarë argumentesh për pretendimet për trafik organesh.

Pjesë nga fjala e presidentes Osmani në konferencë kur u pyet për miratimin e Rezolutës kundër raportit të Dick Martyt:

 Sa i përket rezolutës së miratuar nga Kuvendi, natrysisht që rezolutat shprehin vullnetet politike të parlamenteve përkatëse. Mirëpo poashtu ekziston edhe një parim bazik juridik, që një akt, qoft ajo rezoluta apo akt politik apo juridik mund të shfuqizohet vetëm nga organët që i kanë miratuar ato. Kuvendi i Shqipërisë ka shprehrur atë që secili shqiptar e ka thënë deri sot që Lufta çlirimtare e Kosovës, Lufta clirimtare  UCK-së s’mund të zhbëhet nga askush. Historinë s’mund ta ndryshojë askush. Kosova asnjëherë nuk ka pasur çfarë të fsheh, sepse Kosova e ka mbrojtur vetveten nga një regjim gjenocidal të udhëhequr nga Millosheviqi në atë kohë, mbetejete e të cilit janë ende në Serbi për fat të keq, në kontekst të mentalitetit po flas.

Nuk mund të prisni përshëndetje speciale për një ditë të veçantë, sepse qëndrimi ynë për pastërtinë e luftës çlirimtare është i çdoditshëm, është në çdo veprim tonin, është në cdo punë tonën, është në çdo frymarrje tonën dhe çdo punë që e bëjmë për ta cuar Kosovën përpara, ne e nderojmë secilin çlirimtare. Prandaj qoftë rezolutat që miratohen në Shqipëri, qoftë në Kosovë, ne vazhdimisht e kemi konfirmuar një të vërtetë e cila asnjëherë nuk do të mund të ndryshohet nga askush, pavarësisht nga përpjekjet e Serbisë dhe aleatëve të saj. E vërteta është kjo. Serbia ka qenë agresori, Kosova ka qenë viktimë e një regjimi gjenocidal, UCK-ja e ka mbrojtur popullin e Kosovës dhe ka luftuar për lirinë e vendit tonë.

Prandaj siç e thash, pavarësisht kë e pyetni në parlamentin e Kosovës  po flas për deputetët shqiptar dhe komuniteteve jo shumicë që nuk i takojnë Listës Serbe, do të dëgjoni po vlerësimin e njëjtë. Ky është vlerësim i përhershëm që nuk ndryshon pavarësisht se çfarë ka tentuar të bëjë Dick Marty.

Dick Marty ka tentuar ta shtrembërojë të vërtetën që ka ndodhur në Kosovë, një luftë gjenocidale e Serbisë kundër popullit të Kosovës, por përgjigjen e ka marrë edhe nga vetë prokurorët e Speciales. Sic e dini Prokurori Williamson ndër të tjera në raportin e tij thotë që s’ka argumentet për trafikim organesh. Pra këto thashetheme që u miratuan në raportin e Këshillit të Evropës kanë rënë në tokë para shumë vitesh.

Siç e dini Kosova ka aplikuar për anëtarësim në KiE. Mirëpresim ndihmën nga Shqipëria dhe gjitha shtetet anëtare. Dhe natyrisht që Kosova do të jetë anëtare në këtë organizatë do të ketë të drejta të plota sikur edhe deputetët e tjerë që sot kanë të drejtë vote, të drejtë që të paraqesin amandamente në dokumentet te ndryshme brenda KiE, dhe atëherë Kosova do të ketë mundësi të bëjë propozime brenda vetë organizatës që e patë miratuar atë raport.

Prokurorët e Hagës i kanë gjuajtur në pleh ato gojëdhëna e thashetheme të Dick Martyt kinse sa i përket kinse trafikimit me organe gjë që askush nga Kosova nuk e ka bërë.

(Kosova Sot Online)