Të burgosurit e Kosovës ‘djegin’ 3 milionë euro në cigare

  • E.K /
  • 22 July 2022 - 13:30
Të burgosurit e Kosovës ‘djegin’ 3 milionë euro në cigare

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka hapur tender për t`u furnizuar me cigare për të burgosurit. Për blerjen e këtyre cigareve është paraparë të shpenzohen 3 milionë euro. Pakot e cigareve të cila pritet të blihen u përkasin markave të ndryshme.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të blejë cigare për të burgosurit në vlerë 3 milionë euro.

Por, SHKK  do t’i ecën vetëm procedurat, sepse cigaret do të blihen me paratë e të burgosurve.

Tenderi i shpallur nga SHKK do të jetë për një periudhë 36 mujore.

“Kjo lëndë ka të bëjë me furnizime me cigare të cilat blihen me paratë e të burgosurve. Afati i skadimit të kontratës është në muajin shtator dhe duke pas parasysh afatet normale kohore sipas LPP-së të procedurës me vlera të mëdha nga 40 ditë, procedurat e zgjatjes pas hapjes së ofertave mund të vijmë në një situatë ku nuk mund të kemi kontratë dhe mos furnizimi me cigare tek të burgosurit mund të shkaktojë pakënaqësi ku nuk përjashtohet edhe cenimi i sigurisë.”, thuhet në përshkrimin e dosjes së tenderit.

Pakot e cigareve të cila pritet të blihen u përkasin markave të ndryshme.

Lloji i cigares që pihet më shumë në burgjet e Kosovës është Ronson ngaqë parashihet të blihen 680 mijë pako.

Kështu SHKK ka hapur tender për blerjen e 61 mijë e 500 pakove Marlboro të kuqe, 45 mijë pako Marlboro light, 53 mijë pako Marlboro e zezë/kaltër.

Po ashtu do të blihen edhe 45 mijë pako Chesterfild, 10 mijë pako Kent, 100, 500 pako Prestige, 55 mijë pako Rothmans,  20 mijë e 500 West light, e 35 mijë Wesr i kuq.

Gjithashtu parashihet blera edhe e 10 mijë pakove Slims Carelia, 15 mijë pako Kent 8, 10 mijë pako Eva Slims, 10 mijë pako Dawidof, 35 mijë Lucky Strike, dhe 205 mijë pako Winston light, shkruan Demokracia.com.

 

Ky tender do të jepet në procedurë të hapur.

Afati i fundit për pranimin e tenderit do të jetë data 10 gusht.

Sipas statistikave të SHKK në aktualisht, në institucione korrektuese janë duke u mbajtur 1 mijë e 471 persona.

Llogaritet se një i burgosur që vuan dënimin në burgjet e Kosovës për vepra të ndryshme penale, për një ditë buxhetit të shtetit i kushton rreth 27.96 euro.

Kurse, kosto mujore kap shifrën prej 838.85 eurove. E për një vit, një i burgosur harxhon 10,066.14 euro.

(Kosova Sot Online)