Përparim Rama, Erion Veliaj e Atifete Jahjaga vallëzojnë në zemër të Prishtinës

  • E.K /
  • 22 July 2022 - 14:31
Përparim Rama, Erion Veliaj e Atifete Jahjaga vallëzojnë në zemër të Prishtinës

Ushqimet e shijshme dhe tigujt e bukur të muzikës shqipe të prezantuar mbrëmë nga programi që “Prishtina Gastronomy Festival” solli për mijra qytetarë bëri bashkë edhe Erion Veliaj, Përparim Ramën dhe Atifete Jahjaga.

Në atmosferën që solli “Ansambli Tirana” dhe nën performancën e aristëve së nderuar Merita Halilit & Raif Hysenit, valleve dhe këngëve ju bashkangjitën edhe kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama, ai i Tiranës Erion Veliaj dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga.

Në hapje zyrtare të “Prishtina Gastronomy Festival” në mesin e qindra qytetarëve të pranishëm, i pari i Prishtinës Përparim Rama dhe ai i Tiranës Erion Veliaj përshëndetën publikun dhe përgëzuan organizatorët për organizimin e festivalit, duke theksuar rëndësinë që ky festival ka për prodhuesit shqiptarë për të promovuar produktet vendore, një platformë ku në çdo cep ndjihet tradita shqiptare dhe kultura jonë si dhe promovimi i vlerave shqiptare. Erion Veliaj përpos tjerash dha edhe një porosi që në këtë festival njerzit që vijnë të krijojnë të paktën nga një shoqëri të re.

Festivali do të vazhdoj edhe për 10 netë rresht. Ushqime shqiptare por edhe ato ndërkombëtare nuk do të mungojnë, program kuzhine të shijshëm dhe muzikor për të gjitha shijet për të gjitha gjeneratat, këtë do ta ofroj “Prishtina Gastronomy Festival”.

(Kosova Sot Online)