Dyluftimi i gladiatorëve të vjetër të Shqipërisë: Berisha - Rama

  • A.P /
  • 22 July 2022 - 15:56
Dyluftimi i gladiatorëve të vjetër të Shqipërisë: Berisha - Rama

Si në ditët më të mira të tyre, Edi Rama e Sali Berisha ricikluan betejën në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët u mblodhën për të diskutuar projektrezolutën që hedhë poshtë pretendimet e Dick Martyt për trafikim organesh nga UÇK në territorin shqiptar. Rama akuzoi Berishën se i kishte ndihmuar Këshillit të Evropës dhe Martyt për t’ia ngulur thikën në shpindë Hashim Thacit ndërsa  Berisha ia ktheu ashpër Ramës duke ia përmendur raportet me Vuçiqin. Në betëjë nuk e lanë pa u përfshirë edhe deputetë tjerë socialistë e demokratë, duke u siguruar që të shfryjnë mirë kundër njëri-tjetrit, para votimit të rezolutës, votim në të cilin s’mori pjesë ish-kryeministri Berisha.

Socialistët dhe demokratët me akuza e kundërakuza debatuan gjatë ditës së djeshme se kush i ka ndihmuar më shumë Kosovës dhe UÇK-së. Në fund 125 deputetët votuan unanimisht pro rezolutës që synon të hedhë poshtë akuzat për trafikim organesh.

Kur raporti i Dick Martyt doli për miratim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, në janar të vitit 2011, në Shqipëri konfiguracioni politik ishte ndryshe. Sali Berisha drejtonte Qeverinë e Shqipërisë, ndërsa Edi Rama ishte në krye të një proteste masive opozitare ku pati edhe vrasje të demonstruesve.

Derisa po zgjaste rrëmuja në Shqipëri, në Strasbourg të Francës, po diskutohej raporti i Dick Martyt, që kishte bërë bujë të madhe gjatë fundit të vitit 2010, kur doli në media të fuqishme ndërkombëtare. 

Duke qenë në pushtet dhe pasi raporti i Martyt përmendte edhe territorin e Shqipërisë deputetët e PD’së me gjasë ishin instruktuar nga Berisha të votonin pro me arsyetimin se “nuk ka asgjë për të fshehur”. Socialistët kishin votuar kundër sikurse edhe deputeti cam Shpëtim Idrizi. Sidoqoftë, parlamentarët shqiptarë kishin tentuar të zbusnin gjuhën në projekt -rezolutë, por askush nuk kishte mundur t’i hiqte pohimet më të rënda të Martyt se krerët e UÇK’së ishin përfshirë në trafikim ilegal të organeve.

Më vonë Shqipëria kishte aprovuar edhe një ligj që u mundësonte hetuesve ndërkombëtarë të kryenin hetime në Shtëpinë e Verdhë.

Raporti kishte zënë gafil edhe klasën politike në Kosovë. Fillimisht Hashim Thaci që atë kohë mbante postin e Kryeministrit kishte paralajmëruar padi ndaj Dick Martyt, por pas miratimit të rezolutës në Asamble, i kishte cuar një letër Sekretarit të Këshillit të Europës ku kishte shprehur gatishmërinë që të hetohej pasi nuk kishte asgjë për të fshehur.

Tash që këto hetime kanë përfunduar dhe nuk janë gjetur dëshmi se UCK ka qenë e përfshirë në trafikim me organe e ato nuk zënë vend as në aktakuzat ndaj ish drejtuesve të UCK’së që ndodhen në Hagë, Tirana ka kaluar në aksion.

Atje dje është miratuar një rezolutë me të cilën hedhen poshtë pretendimet e Këshillit të Europës mbi bazën e raportit të Dick Martyt për trafikim organesh. Shqipëria pas këaj rezolute që kaloi me 125 vota pra, 15 s’morën pjesë në votim, përfshirë Berishën, synon që të miratohet një rezolutë tjetër në Asmblenë Parlamentare të Këshillit të Europës që do të hedhtë poshtë pohimet për tregëti me organe.

Por, para se të votonin me unanimitet, me 125 vota pro. Pushteti dhe opozita e shndërruan kuvendin ne arenë gladiatorësh, duke mos lënë pa i thënë asgjë njëri-tjetrit.

Kryeministri Edi Rama akuzoi Sali Berishën dhe PD-në se ia kanë ngulur thikën pas shpine ish-presidentit Hashim Thaçi duke votuar pro miratimit të raportit të Dick Martyt në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

“Kjo rezolutë e ka zanafillën në votën që keni dhënë ju në Këshillin e Evropës, Dick Marty. Ia keni hapur rrugën ju. Përkundër votës së Shpëtim Idrizit dhe Damian Gjiknurit që votuan kundër.Thikat që i keni ngulur ju Kosovës ka qenë që ditën e parë. Ditën ia ngulët në gjoks Presidentit të Kosovës. Ju jeni në fakt thika në shpinën e Kosovës. Dhe këtij roli historik nuk keni për t’i shpëtuar kurrë”, tha Rama.

(Kosova Sot Online)