Mbytet një 35-vjeçare në Durrës
Mesditën e sotme është mbytur në plazhin e Durrësit një 35-vjeçare. Mësohet se trupi i pajetë qëndroi për 2 orë në ujë.
Sipas raportimeve, në momentin që ndodhi ngjarja, në plazh nuk kishte vrojtues.
Mungesa e vrojtuesve në plazhe është një shqetësim për turistët, të cilët ka treguar se ka kulla vrojimi, por nuk ka punonjës.
(Kosova Sot Online)
