Trafik i rënduar në zonat bregdetare, dyndje automjetesh në Vlorë dhe Durrës

  • E. /
  • 23 July 2022 - 15:36
Trafik i rënduar në zonat bregdetare, dyndje automjetesh në Vlorë dhe Durrës

Ardhja e fundjavës është shoqëruar me trafik të rënduar kryesisht në zonat bregdetare të vendit. Dyndje të madhe automjetesh ka pasur në Vlorë, në akset Transballkanike-Lungomare dhe Vlorë-Orikum, si dhe në autostradën Tiranë-Durrës.

Këtë fundjavë të parafundit të korrikut vijon trafiku i rënduar kryesisht në zonat bregdetare të vendit.

Dyndja e automjeteve në akset rrugore të qytetit të Vlorës është tepër e lartë edhe këtë fundjavë. Në akset si Transballkanike-Lungomare dhe Vlorë-Orikum, qarkullimi i një numri të madh automjetesh ka shkaktuar trafik të rënduar.

Në plazhet e qytetit pjesa më e madhe e çadrave dhe shezlongëve janë totalisht bosh, çka tregon tendencën e pushuesve për të zgjedhur zona jashtë qytetit për të vizituar, si Radhima, Dhërmiu, Palasa, Jala etj.

Trafik i rënduar paraqitet edhe në autostradën Tiranë-Durrës, ku një numër i madh qytetarësh zgjedhin për të lëvizur në fundjavë nga kryeqyteti drejt qytetit bregdetar.

(Kosova Sot Online)