Vulin: Derisa ky person është i lirë, ekziston rreziku i vrasjes së Vuçiqit

  • E.K /
  • 23 July 2022 - 16:09
Vulin: Derisa ky person është i lirë, ekziston rreziku i vrasjes së Vuçiqit

Kreu i MPB-së së Serbisë, Aleksander Vulin, ka thënë sot se ende ekziston, sipas tij, rreziku i vrasjes së presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, shkruan Danas.

 Vulin ka thënë se përderisa Radoje Zvicer është ende i lirë, vrasje e Vuçiqit është e mundur.

“Përderisa (Radoje) Zvicer është i lirë, vrasja e Vuçiqit është e mundur, ne nuk e dimë se kush qëndron pas klaneve dhe derisa kjo të zbulohet, kërcënimi për jetën e presidentit rritet çdo ditë”, ka thënë Vulin për Happy TV.

Ai tutje ka folur edhe për klanin e Veljko Belikvukut duke thënë se është vërtetuar aktakuza për shtatë vrasje.

“Një nga të pandehurit ka pranuar se ka vrarë pesë persona dhe do të ketë më shumë viktima, jam i sigurt për këtë”. Sa i përket policisë, ne e bëmë punën tonë”, ka shtuar tutje Vulin.

(Kosova Sot Online)