Kapet në Vërmicë vetura e vjedhur në Itali në vitin 2019

  • A.P /
  • 24 July 2022 - 09:00
Kapet në Vërmicë vetura e vjedhur në Itali në vitin 2019

Një veturë ka rezultuar e vjedhur në vitin 2019 në Itali, dje gjatë kontrollit dshe verifikimit në pikën kufitare në Vërmicë.

Vetura drejtohej nga një shtetas i Shqipërisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE E VETURES/PKK Vërmicë, 23.07.2022-16:20. Raportohet se gjatë kontrollit dhe verifikimit të veturës qe e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, në bazë të sistemit ka rezultuar se vetura është raportuar e vjedhur në Itali në vitin 2019. Me vendim të prokurorit vetura është konfiskuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.


(Kosova Sot Online)