Me pushime në Durrës humb turistja nga Zvicra

  • A.P /
  • 24 July 2022 - 14:15
Me pushime në Durrës humb turistja nga Zvicra

Një turiste zvicerane, rreth 65-vjeç që kishte ardhur me pushime në Durrës, raportohet e humbur.

Pronari i hotelit te Vollga ku po qëndronte shtetasja zvicerane ka bërë denoncimin në polici për gjetjen e saj.

65-vjeçarja vuan dhe nga humbja e kujtesës. Ajo kishte ardhur me pushime bashkë me të shoqin.

Kërkohet edhe ndihma e qytetarëve që të telefonojnë nëse kanë ndonjë informacion të mundshëm.

(Kosova Sot Online)