Aksidenti në Gjilan nuk ishte vetaksident, policia konfirmon se drejtuesi i kamionit ka vdekur

  • A.P /
  • 25 July 2022 - 18:50
Aksidenti në Gjilan nuk ishte vetaksident, policia konfirmon se drejtuesi i kamionit ka vdekur

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka vdekur si pasojë e një aksident në dalje të fshatit Pogragjë të Gjilanit.

Fillimisht ishte menduar se ishte vetaksident, por Policia ka konfirmuar se mjeti ishte i përfshirë në një aksident trafiku.

“Ju njoftojmë me informatë shtesë se sot më 25.07.2022 rreth orës 14:12 në dalje të fshatit Pogragjë është shkaktuar aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një veture e llojit pikap, me tabela vendore.  Me këtë rast Drejtuesi i kamionit e humbë kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij dhe më pastaj pas një distance të konsiderushme përplaset për një muri skaj rruge”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Tutje ai tregon se drejtuesi i mjetit ishte dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, por përkundër ndihmës së dhënë nga mjekët, ai nuk i ka mbijetuar plagëve të mara.

“Ndihma e shpejtë personin e aksidentuar  (drejtuesin e kamionit) me urgjencë e kanë dërguar në emergjencën e Spital Rajonal në Gjilan. Edhe për kundër ndihmës së mjekëve personi i aksidentuar i lindur me 1960 shtetas i Kosovës  ka ndrru jetë si pasoj e plagëve të marra në aksident. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML në Prishtinë. Rasti po hetohet nga policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)