Reagon Prokuroria: Maria Bamieh më nuk gëzon imunitet nga Kombet e Bashkuara, duhet të marr avokat vendor

  • A.P /
  • 25 July 2022 - 20:29
Reagon Prokuroria: Maria Bamieh më nuk gëzon imunitet nga Kombet e Bashkuara, duhet të marr avokat vendor

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar një njoftim lidhur me rastin e ish-prokurores, Maria Bamieh, ndaj të cilës dështuar marrja në pyetje e paraparë për sot, pasi që prokurorja e rastit ka kërkuar që ta marr një avokat vendor.

Në një njoftim të mëhershëm, Prokuroria njoftim se Bamieh në nuk gëzon imunitet nga Kombet e Bashkuara, prandaj detyrohet që për mbrojtjen e saj ligjore ta angazhojë një avokat të licensuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, për hir të informimit të saktë, bën të ditur për opinionin publik se, lidhur me rastin e znj. Bamieh, e cila ka qenë e ftuar për intervistim pranë kësaj prokurorie, është duke vepruar konform dispozitave ligjore në fuqi, pasi bazuar në shkresat zyrtare që ka në posedim prokurorja e çështjes, më 03.06.2017, znj. Bamieh i është hequr imuniteti nga Kombet e Bashkuara dhe e njëjta sipas legjislacionit vendor, është udhëzuar nga prokuroria të angazhojë një avokat vendor, i cili është i licencuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës, për zhvillimin e mëtejmë të procedurës”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)