Pronari i kompanisë turistike thotë se çmimet në Shqipëri janë të përballueshme

  • E.K /
  • 26 July 2022 - 08:25
Pronari i kompanisë turistike thotë se çmimet në Shqipëri janë të përballueshme

Pronari i kompanisë Sharr Travel, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë se Shqipëria mbetet destinacioni kryesor i shqiptarëve të Kosovës. Ai shtoi se edhe numri i turistëve nga Shqipëria që vijnë në Kosovë është rritur shumë gjatë viteve të fundit.

Ai po ashtu ka thënë çmimet në bregdetin shqiptar janë të përballueshme për turistët që vijnë nga Kosova dhe se disa fatura që janë shpërndarë nëpër rrjete sociale nuk tregojnë realitetin.

“Nuk duhet marrë për bazë rasti i ndonjë fature ose kuponi që është lëshuar në ndonjë bar atje. E kemi parë në rrjete sociale që edhe në Prishtinë ka pasur fatura nëpër restorante ku një makiato ka kushtuar 2 euro e gjysmë. Por a është e vërtetë se në të gjithë Prishtinën janë këto çmime? Jo aspak”, thotë ai.

Ai po ashtu shtoi se ka disa pika turistike të Shqipërisë ku shumicë dërrmuese janë shqiptarët e Kosovës.

“Janë diku 60 apo 70% të pushuesve në Shëngjin që janë nga Kosova”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)