Statusi i vendit kandidat, kur do të aplikojë Kosova sipas Gërvallës?

  • E.K /
  • 26 July 2022 - 11:53
Statusi i vendit kandidat, kur do të aplikojë Kosova sipas Gërvallës?

Donika Gërvalla, ministrja e Jashtme e Kosovës, ka thënë se deri në fund të vitit do të presin për ta zgjedhur momentin që kur do të  aplikojë Kosova për ta dorëzuar aplikimin në Bashkimin Evropian (BE).

Këto komente, Gërvalla i ka bërë gjatë një konference për media, të martën.

“Sa i përket aplikimit për statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian, mendojmë se Kosova i plotëson të gjitha kushtet për këtë dhe do të presim deri në fund të vitit për të zgjedhur momentin e përshtatshëm, për ta dorëzuar aplikimin”, ka thënë Gërvalla.

Kryediplomatja ka shtuar se presin që procesi të mos zgjasë shumë

“Ne presim që procesi të mos zgjasë aq shumë sa ka zgjatur për disa vende të rajonit. Procesin e kemi të shëndetshëm dhe gëzon përkrahje politike nga një numër i madh i vendeve anëtare të KiE-së”, përfundoi ajo.

(Kosova Sot Online)