Zjarre të mëdha shpërthejnë në Dontesk të Ukrainës nga granatimet

  • S.A /
  • 26 July 2022 - 12:53
Zjarre të mëdha shpërthejnë në Dontesk të Ukrainës nga granatimet

Zjarre të mëdha shpërthejnë në Dontesk të Ukrainës nga granatimet

Një zjarr i madh shpërtheu të hënën mbrëma në qytetin lindor të Ukrainës, Donetsk, i cili kontrollohet nga separatistët pro-rusë të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi se zjarri shpërtheu në një depo nafte në lagjen Budennovsky. Ai tha se uzina ishte vënë nën zjarr nga Ukraina.

Ushtria ukrainase rrallë komenton sulmet kundër infrastrukturës në Donetsk, por disa depo karburantesh dhe municionesh në territorin e uzurpuar  janë sulmuar këtë muaj.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se me blerjen e artilerisë me rreze të gjatë nga Perëndimi, ushtria është e fokusuar në sulmimin e pozicioneve logjistike dhe komanduese ruse, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Një reporter i TASS në Donetsk tha se flakët mund të shiheshin në disa zona të qytetit, derisa flakët i përshkroi që arrinin dhjetëra metra lartësi.

Nga ana tjetër, sipas kreut të administratës ushtarake të rajonit, shumë vendbanime pranë vijës së frontit në Donetsk janë vënë nën zjarr në 24 orët e fundit, ndërsa forcat ruse përpiqen të thyejnë mbrojtjen e Ukrainës.

“Nuk ka asnjë vendbanim të vetëm në rajonin e Donetsk që s’është granatuar”, tha Pavlo Kyrylenko në televizionin ukrainas. “I gjithë territori është nën zjarr. Armiku po shkatërron infrastrukturën civile”.

(Kosova Sot Online )