Për një selfie, detaje të reja nga vdekja e turistit në Greqi, u bë copë-copë nga helika e helikopteri

  • e.k /
  • 26 July 2022 - 14:32
Për një selfie, detaje të reja nga vdekja e turistit në Greqi, u bë copë-copë nga helika e helikopteri

Mediet greke kanë publikuar detaje të reja lë lidhje me vdekjen tragjike të turistit britanik, i cili humbi jetën dje, pasi u godit nga helika e helikopterit.

Sipas informacioneve të deritanishme duket se selfie ia mori jetën të riut, i cili në momentin tragjik po qëndronte afër helikopterit për të bërë një foto.

I pranishëm në skenën e ngjarjes së rëndë ishte edhe i vëllai i viktimës.

Dyshohet se 22-vjecari që sapo kishte

Dy të rinjtë ishin kthyer me helikopter nga udhëtimi i tyre nga Mykonos, ndërsa me një helikopter të dytë udhëtonin pas tyre prindërit.

Ata do të ktheheshin me një avion privat drejt Britanisë.

Hetuesit po hetojnë rrethanat e aksidentit, ndërsa piloti mund të përballet me akuza për vrasje nga pakujdesia, pra nëse u ka thënë apo jo pasagjerëve të dalin nga helikopteri përpara se motori dhe helikat të ishin ndalur.

(Kosova Sot Online)