Rrjetet shqiptare të drogës, më aktivet në Greqi dhe Itali

  • A.P /
  • 26 July 2022 - 20:57
Rrjetet shqiptare të drogës, më aktivet në Greqi dhe Itali

Raportet vjetore për vitin 2021, të publikuar së fundi nga policia e anti-drogës greke dhe italiane flasin për një aktivitet të zgjeruar në fushën e drogës të rrjeteve shqiptare në dy vendet fqinje.

Sipas raportit vjetor të antidrogës greke, shifrat e shtetasve shqiptarë të arrestuar, si të përfshirë në aktivitete të drogës në Greqi mbeten të larta në vitin 2021.

Nga statistikat, 1228 shtetas shqiptarë u arrestuan duke u renditur të tretët pas shtetasve grekë dhe libanezë. Policia greke goditi gjatë vitit 2021 rreth 133 organizata shqiptare për narkotik

Megjithëse gjatë vitit 2021 në kufirin shqiptaro grek ishin në fuqi masat kufizuese për pandeminë e koronavirusit trafikantët shqiptarë arritën të transportonin drejt Greqisë rreth 2,4 tonë kanabis të papërpunuar ose 40.84% të kanabisit të papërpunuar, të bllokuar në gjithë territorin e vendit.

(Kosova Sot Online